“Fatmir Limaj e nxori Kosovën nga lloçi, Ramush Haradinaj…”, Sherifi tregon pse qytetarët duhet ta përkrahin koalicionin AAK-NISMA

“Fatmir Limaj e nxori Kosovën nga lloçi, Ramush Haradinaj…”, Sherifi tregon pse qytetarët duhet ta përkrahin koalicionin AAK-NISMA

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka treguar arsyet se pse qytetarët duhet ta mbështesin koalicionin AAK–NISMA.

Dallimi mes Qeverisë Kurti dhe koalicionit AAK-NISMA sipas tij është se këta të fundit do t’i realizojnë premtimet.

“Unë jam i sigurtë që oferta jonë do të jetë shumë ofansive dhe shumë e drejtpërdrejtë për të gjitha grupet e shoqërisë. Dallimi mes qeverisë Kurti dhe koaliconit tonë është se ne do ta mbajmë fjalën, sepse ky asnjë fjalë nuk po e mbanë“, u shpreh Sherifi.

Tutje, Sherifi tha se kreu i Nismës e ka nxjerrë Kosovën nga balta, ndërkaq, kreu i AAK’së e ka bërë ushtrinë e vendit.

“Kemi të bëjmë me një koalicion që dy krerët e tyre kanë provë në jetën e tyre. Fatmir Limaj e ka nxjerrë Kosovën nga lloçi, Ramush Haradinaj e bëri ushtrinë“, tha ai.

Ai tha se kryeministri nuk ka mbajtë asnjë nga premtimet që ka dhënë.

“Po i krahasoj me Kurtin premtimet dhe dështimet që i ka bërë. Asnjë premtim nuk e ka mbajtë.”, deklaroi Sherifi në RTVDukagjini.

Related Articles