Sot bëhen 27 vite nga Beteja e Koshares, një nga luftimët më heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit që dhunshëm ndante shqiptarët, raporton GazetaBlic.
Në një postim të tij, Fatmir Limaj thekson se populli ynë kujton me nder dhe krenari këtë betejë historike, ku ushtarët e UÇK-së i dhanë goditjen finale forcave okupuse serbe në Kosovë.
“Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës,” shkruan Limaj.
