Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se kreu i Nismës, Fatmir Limaj, mund t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.
Në “Rubikon”, Buzhala thekson se Limaj nuk ka asnjë arsye të mos i bashkohet PDK-së, në qoftë se Bedri Hamza zgjidhet kryetar i kësaj partie.
“PDK-së i duhet një marrëveshje me Fatmir Limajn, i cili në çdo moment të ditës i ka 25 mijë vota. Unë mendoj se asnjë arsye Limaj nuk e ka të mos bashkohet me PDK-në, mendoj që i ka kërkesat e veta. Votuesi i Fatmirit, me kurrkënd nuk është më i afërt se me votuesit e PDK-së”, u shpreh Buzhala.
