Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka njoftuar se fushatën do ta nisë të enjten, me fillim të orës 18:00, nga Pallati i Rinisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ftoi qytetarët t’i bashkohen tubimit hapës të fushatës dhe prezantimit të kandidatëve.
“Të bashkuar e të vendosur, bashkë e çajmë çdo rrethim”, ka shkruar kreu i Nismës.

