Fatmir Limaj viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Fatmir Limaj viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, të mërkurën ka udhëtuar për në Hagë.

Ai sot do të vizitojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendin e Kosovës Kadri Veseli, ish- zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv

Ish-eprori i UÇK-së do ta takojë edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Pikërisht kjo vizitë bëhet edhe në periudhën kur para 17-vjetësh Fatmir Limaj, ishte liruar nga Haga.

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate po shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati

Related Articles