Fatmir Sopi dëshmon në Speciale

Fatmir Sopi dëshmon në Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi do të dëshmojë sot në Gjykatën Speciale.

Sopi do të jetë dëshmitari i 98-të në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e tij në Speciale vjen pas asaj të Nuredin Ibishit, i njohur me nofkën “Komandant Leka”, i cili mbante kodin 04758 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sopi kishte dëshmuar edhe dy vjet më parë në këtë gjykatë në Hagë në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës. /Gazeta Enigma

Related Articles