Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu ka bërë një apel për solidaritet dhe mbështetje për Pranverën, e cila po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një mesazhi emocional në profilin e tij në Facebook, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe të kontribuojnë në çfarëdo forme për ta ndihmuar atë në këtë periudhë të vështirë.
“Në këtë ditë pranvere me shi, po mobilizohemi me i ndihmu Pranverës që ta kaloj këtë sfidë që e paska kaplu. E me vullnet të Zotit e ndihmë të njerëzve, Pranvera në vjeshtë ka me hy si fituese! Mobilizim, share, ndihmë!”, ka shkruar ai.
