Aktori, Fatmir Spahiu – Bufi ka kërkuar orë policore deri në demilitarizim total të qytetarëve, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë veprim Spahiu e ka bërë pas ngjarjes tragjike në qytetin e Gjilanit ku ndodhi një vrasje e trefishtë.
“Unë jam për një orë policore deri në demilitarizim total të qytetarëve! Kurse poligonet e qitjes, i kisha subvencionua si shtet. Kush ka varshmëri prej armëve, që tre asi magazina, shkuni gurtë në veshkë prej rafallit edhe finito deri në shërimin e plotë nga ky ves i përzimë me një krenari artificiale”, ka shkruar ai.
Tutje Spahiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se shumë armë pa leje nëpër persona që rrezikohen vetëm nga paranoja”.
“Arma i ka hije ushtarit dhe policit, gjatë orarit të punës!”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/