Mediat kishin raportuar se motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, ishte punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërkaq, i ftuar në emisionin Prime Time, ministri i bujqësisë, Faton Peci tha se këtë informacion e kishte dëgjuar nga mediat, më saktë në studio televizive.
Ministri Peci tha se sipas informacioneve që posedon ai, Hyseni ka përvoje mbi 10 vjeçare me organizata ndërkombëtare.
“Unë ketë e kam dëgju në studio televizive, për hirë të korrektësisë pra për punësimin e motres së Xhelal Sveçlës unë kam dëgju në studio televizive, kam shtru pjesën e interesimit për të. E dyta motra e ministrit Sveçla, në bazë të informacioneve që unë posedoj dikun për 15-20 ka punu në organizata ndërkombëtare dhe tash e punësume në një projekt të Bankës Botërore që funksionon ose që ka partneritet me ministrinë e Bujqësisë.
Madje sipas tij kjo nuk është për tu çuditur pasi çdo i dyti person është përkrahës i VV-së e Listës Guxo.
“Njëkohësisht është e rëndësishme të nënvizohet që në zgjedhjet e fundit nacionale çdo i dyti ka qenë përkrahës i Vetëvendosjes dhe Listës Guxo, dhe mbi bazën e preferencave ose përkrahjes politike që qytetarët e kanë bo ne nuk mund ti persekutojmë 50 % të qytetarëve në aspektin e punësimit”, tha ministri Peci.