Peci paralajmëron padi për Ekrem Llukën, Lirim Mehmetajn dhe Ermal Pandurin

Peci paralajmëron padi për Ekrem Llukën, Lirim Mehmetajn dhe Ermal Pandurin

Anëtari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka njoftuar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, pronarit të RTV Dukagjinit Ekrem Lluka dhe drejtuesit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, pas fyerjeve dhe krahasimeve që, sipas tij, cenojnë rëndë dinjitetin personal e politik.

Në një reagim në Facebook, Peci pretendoi se gjatë debatit televiziv të mbrëmshëm në RTV Dukagjini, gazetari Lirim Mehmetaj e ka quajtur “kriminel” dhe e ka krahasuar me ish-diktatorin serb, Sllobodan Millosheviq.

Sipas tij, një deklaratë e tillë e bërë publikisht “është ofendim i rëndë dhe fyerje ndaj meje si person, por edhe ndaj qytetarëve të cilët i përfaqësoj, të cilët kanë vuajtur drejtpërdrejt nga regjimi i kriminelit Millosheviq”.

Related Articles