Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.
Qindra qytetarë hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS. Nano u përcoll në banesën e fundit me nderimet më të larta shtetërore.
Po ashtu, ai po përcillet nën tingujt e këngës legjendare të Frank Sinatra.
Kujtojmë se në homazhet në nder të ish-kryeministrit morën pjesë figurat më të larta shtetërore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe krerët e besimeve fetare në vend.
