Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, është shprehur në një intervistë së fundmi se personat e vaksinuar kundër koronavirusit nuk kanë nevojë të mbajnë maskë në ambientet e hapura.
“Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani maskë në ambientet e jashtme. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë. Do të ishte një situatë krejt e pazakontë, nëse do të shkonit në një turmë me njerëz ku ata qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit, të mos mbanit maskë. Por në çdo situatë tjetër, nëse jeni të vaksinuar, atëherë ju nuk keni pse ta vendosni maskën”, u shpreh Fauci.
Dy ditë më parë, Fauci u shpreh se shumë njerëz do të vazhdojnë ta mbajnë maskën për shumë kohë. “Shumë njerëz do të vendosin të mbajnë maska për vite me radhë, veçanërisht në stinë të caktuara, sepse kjo ka parandaluar përhapjen edhe të viruseve të tjera”, deklaroi ai, shkruan A2.