Faza e parë e aplikimit për subvencionim të efiçiencë të energjisë mbetet e hapur deri më 2 dhjetor

<strong>Faza e parë e aplikimit për subvencionim të efiçiencë të energjisë mbetet e hapur deri më 2 dhjetor</strong>

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Fushë Kosovë, ku është pritur nga zëvendësdrejtori i kësaj qendre, Isak Zogjani, si dhe përfaqësues nga Opre Roma Kosovo, Driton Berisha, Sebastian Serifovic dhe Kimete Gashi.

Sipas një komunikate të ME, Rizvanolli në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale dhe organizatën OPRE ROMA Kosovo, janë duke punuar intensivisht për t’iu ndihmuar familjeve të komunitetit rom dhe qytetarëve në nevojë që të përfitojnë nga subvencioni për efiçiencë të energjisë i Ministrisë së Ekonomisë, duke i ndihmuar ata përgjatë fazave të aplikimit në platformën e-Kosova.

“Vetëm gjatë ditës së sotme në Qendrën për Punë Sociale në Fushë Kosovë u është dhënë asistencë 50 familjeve për të aplikuar për subvencion të efiçiencës së energjisë. Gjatë takimi është diskutuar rreth mbështetjes teknike që po u jepet komuniteteve pakicë përgjatë procesit të aplikimit për të përfituar nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë si dhe është potencuar se, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në vazhdimësi për fuqizim të komuniteteve dhe barazi gjithëpërfshirëse në shoqëri”, thuhet në komunikatë.

Related Articles