FBI kontrolloi për 9 orë vilën e Trump në Florida, ish-agjenti: Dikush u dha informacione se atje ka dokumente

FBI kontrolloi për 9 orë vilën e Trump në Florida, ish-agjenti: Dikush u dha informacione se atje ka dokumente

Donald Trump u fotografua duke mbërritur në rezidencën e tij në Manhattan të martën mbrëma, ndërsa një ditë më parë u kontrollua nga FBI shtëpia e tij në Florida.

Agjentët shkuan aq larg sa të kontrollonin edhe veshjet e Melania Trump sipas Daily Mail.

Kontrolli mendohet të jetë për të tërhequr dokumentet që ish-presidenti mori nga Shtëpia e Bardhë kur u largua.

Sipas ligjit, e gjithë korrespondenca dhe dokumentacioni presidencial duhet t’i dorëzohet Arkivit Kombëtar dhe që nga shkurti është bërë e qartë se Trump nuk i është përmbajtur.

Disa dokumente iu kthyen Arkivit Kombëtar në fillim të këtij viti, por mesa duket jo të gjitha, sipas Daily Mail.

Agjentët e FBI-së ishin brenda pronës me 128 dhoma në Florida për nëntë orë të hënën, me 30 agjentë që shkuan në të gjithë zonën prej 3 mijë metrash katrorë.

Hetuesit kontrolluan edhe dhomën kryesore të gjumit, e njohur si Dhoma e Versajës, të cilën Melania Trump e rinovoi dy vjet më parë, raportoi The New York Post .

Related Articles