Klubi i Futbollit Ballkani ka lëshuar një njoftim në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, ku përmes se cilës ka njoftuar edhe për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri i cili u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 27’-të.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar se Frashëri është jashtë rrezikut për jetë, por që ka shtypje të brendshme.
Më tutje në reagim Ballkani ka kërkuar edhe reagimin e organeve të drejtësisë ndaj kryerësve të këtij akti sakndaloz./Gazeta Enigma/