Klubi Futbollistik “Ballkani” ka njoftuar për ndarjen pas tre viteve me drejtorin e shkollës së futbollit, Driton Mamajn.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.
Ballkani dhe Mamaj siç bëhet e ditur kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
“Klubi i futbollit FC Ballkani ju njofton se pas 3 viteve bashkëpunim me profesor pedagogun e njohur Driton Mamaj me marrëveshje të dyanshme ka vendosur qe të mos vazhdohet bashkëpunimi i ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
/Gazeta Enigma/