FC Ballkani mund të fitojë qindra mijëra euro nga shitja e Ermal Krasniqit!

FC Ballkani mund të fitojë qindra mijëra euro nga shitja e Ermal Krasniqit!

Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi mund të largohet nga Cluj për t’u transferuar në një klub më të madh evropian, këtë e ka konfirmuar presidenti i ekipit rumun.

Sipas presidentit të Cluj, Nelu Varga, negociatat për transferimin e Krasniqit janë në përfundim e sipër dhe ai mund të largohet për më shumë se 5 milionë euro.

“Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një nga Gjermania dhe një tjetër në Itali. 99 për qind do të largohet për një vlerë mbi 5 milionë euro”, tha Varga për “iAMsport”.

Në rast se Ermal Krasniqi do të largohet nga Cluj për shifrën e 5 milionë eurove, atëherë për këtë transferim duhet të gëzohet edhe klubi kosovar, FC Ballkani që zotëron 15% të kartonit të sulmuesit.

Nëse ky transferim kompletohet, atëherë Ballkani do të fitojë 750 mijë euro, që do ishte një infuzion shtesë për arkat e klubit, pavarësisht se klubi nuk ka probleme financiare, shkak i rezultateve fantastike në Europë.

Kujtojmë se Krasniqi u transferua tek Cluj për 300 mijë euro në janar të këtij viti.

Related Articles