Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ballkani ka shprehur interesim për lojtarin e Shkëndijës së Tetovës, Endrit Krasniqi.
Burime të Indeksonline mësojnë se kampioni kosovar e dëshiron në skuadër ish-lojtarin e Prishtinës.
Por, një transferim i tillë do të jetë shumë i vështirë, pasi ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut dëshiron ta mbajë deri në fund të këtij sezoni.
Plus ksaj, Krasniqi ka kontratë me Shkëndijen e Tetovës dhe një marrëveshje me Ballkanin do të jetë shumë problem.
Kujtojmë që Endrit Krasniqi firmosi me “Kuqezinjtë” gjatë afatit të verës, pas largimit nga Prishtina.