Klubi i Dritës ka arritur të bëj një paraqitje fantastike kundër Feynoordit në ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Konferencë Ligë.
“Intelektualët” kanë barazuar me rezultat 0:0 me holandezët në “Fadil Vokrri”,
Drita u tregua fantastike në anën defansive duke mos e lejuar Feynoordin të tund rrjetën. Klubi holandez goditi shtyllën në minutën e 95-të.
Klubi kosovar do të kërkoj kualifikimin në ndeshjen kthyese me 29 korrik në Rotterdam.
/Gazeta Enigma/