FC Drita përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Besnik Krasniqin, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Ju njoftojmë që klubi jonë FC Drita ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Besnik Krasniqi”, thuhet në postimin e tyre.
Tutje ata kanë njoftuar se kjo marrëveshje është arritur sot.
“Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi suksese lojtarit në klubin tonë”, kanë deklaruar nga FC Drita.
“Besniku ka qenë pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/