Skuadra e Dritës nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar.
Pas zyrtarizimit të vazhdimit të kontratës me Ilir Blakçorin si dhe prurjes së re Besnik Krasniqit e arritjes së marrëveshjes me Blend Baftiun dhe Kastriot Selmanin, Kanal10 mëson se gjilanasit kanë afruar në radhet e veta edhe Florjan Smakiqin.
Mësohet se marrëveshja mes dy palëve është arritur, e zyrtarizimi do të bëhet në ditët në vijim.
Smakiqi së fundmi ishte pjesë e Drenicës derisa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Feronikelit.