FC Drita ka njoftuar se skuadra e tyre kanë arritur marrëveshje me futbollistin Ilir Mustafa, raporton Gazeta “Enigma”.
Drita lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate zyrtare në profilin e tyre në Facebook.
Ilir Mustafa i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit ka luajtur për disa klube në Superligën e Kosovës.
Ai së fundmi ishte pjesë e Malishevës.
Ky ishte transferimi i dytë që Drita e prezanton vetëm brenda ditës së sotme, pasi më herët gjatë ditës kishin njoftuar për transferimin e Kastriot Rapucës.
Njoftimi i plotë i Dritës: