FC Prishtina pritet nesër të sqarojë gjithçka se si mund të duke e ardhmja e klubit më të madh në vend.
Viteve të fundit skuadra bardhekaltër është përballur me telashe të mëdha, derisa kulmi ishte edicionin e fundit kur në pah dolën shumë probleme.
Mungesa e rrogave, mungesa e rezultateve, bojkotet e stërvitjeve, akuzat e ndërsjella lojtarë – kryesi dhe largimet e futbollistëve një nga një më të përfunduar kampionati, i dhanë një imazh të keq klubit në 100-vjetorin e themelimit.
Dy drejtuesit e skuadrës Remzi Ejupi e Rrahman Haradini sikur kishin telashe ndërmjet vete dhe kjo bëri që ata të mos shpenzojnë në klub derisa të dihet saktë se kush do të drejtojë atë. Megjithatë duket se gjitha këtyre telasheve do t’u jepet fund nesër.
FC Prishtina do të mbajë Kuvendin Zgjedhor ku edhe do të përcaktohen drejtuesit e klubi. Në opinion është folur gjithçka, është spekuluar shumë, madje deri në atë masë sa Remzi Ejupi përfundimisht do të heq dorë nga klubi dhe ai do të mbetet plotësisht në duart e Rrahman Haradinit. Por për të kuptuar qartë se çfarë do të ndodhë, duhet të pritet deri nesër kur edhe fillojnë punimet e këtij Kuvendi të shumëpritur.
Në fakt Kuvendi ishte paralajmëruar se do të mbahet muajin e kaluar saktësisht me 26 qershor por u shty dhe nesër është dita e fundit kur ai do të mbahet.