Mbyllen takimet e javës 35 të Superligës së Kosovës në Futboll. Ashtu si është pritur, skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina, ka shënuar fitore minimale (2:1) ndaj Ferronikelit, ndonëse me mund të madh, për të mbajtur kesisoji primatin e liderit në tabelë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
Në ndeshjen tjetër të rëndësisë vecantë të zhvilluar në Gjilan, Drita si nikoqire dhe Ballkani janë ndarë në paqë, (1:1), duke i mundësuar Prishtinës tashmë shkëputjen e mëtejme në tabelë, ndërsa aspiratat e tyre ekskluzive tashmë janë pozita e dytë, gjegjësisht pjesëmarrja në paraeliminatore në Europa League.
Në takimet tjara janë shënuar këto rezultate:
Arbëria – Drenica 1:1,
Llapi – Besa 1:0,
Trepa ’89 – Gjilani 2:1
Prishtina – Ferronikeli 2:1
Drita – Ballkani 1:1
Tabela
- Prishtina —– 75 pikë
2. Drita ————70
3. Ballkani ——–68 etj.