Federata e Futbollit te Serbisë i shkruan letër UEFA-s, duke kërkuar intervenim urgjent në Kosovë.
Në këtë letër skandaloze drejtuar presidentit të UEFA-s, Ceferin, presidenti i Federatës, Dzajic dhe sekretari Surbatovic, i referohen shtetit tonë me termin ‘Kosova dhe Metohija’
Serbët pretendojnë se institucionet në Kosovë po ushtrojnë presion ndaj zyrtarëve te klubeve serbe, dhe po kërcënojnë me arrestim e burgim.
Kujtojmë që ditë më parë Federata e Futbollit e Kosovës po ashtu u ka dërguar letër UEFA-së në lidhje me zhvillimin e garave ilegale në territorin e Republikës së Kosovës nga ana e klubeve serbe.
FFK ka kërkuar edhe nga institucionet e vendit që të ndalojnë zhvillimin e këtyre aktiviteteve ilegale. /Gazeta Enigma/