Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, vendimin e sotëm të MINT-it për të refuzuar ankesën e Klan Kosovës në ARBK, e ka quajtur “ditë të zezë të censurës shtetërore”.
“Ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën”, thotë Gutierrez në një postim në Twitter, duke shtuar se “qeveria më në fund ia doli që ta mbyllë Klan Kosovën”.
“Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në iliberalizmin më konservator, me përçmimin më të madh të vlerave të BE-së”, tha Gutierrez.
The dark days of state censorship are upon #Kosovo. The government finally succeeded in having @klankosova_tv closed down. @albinkurti's gov is plunging the country into the most conservative illiberalism, with the utmost contempt for EU values. https://t.co/uBOTgtwmwQ— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) July 28, 2023