Federata rumune dënon veprimin e “Uniti sub tricolori”

Federata rumune dënon veprimin e “Uniti sub tricolori”

Federata Rumune e Futbollit e ka dënuar veprimin huliganëve të grupit rumun “Uniti sub tricolori”, të cilët shpalosën një pankartë “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes Rumani – Kosovë më 12 shtator në Bukuresht.

Ndeshja në mes të Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre për 50 minuta për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi”.

“Federata Rumune e Futbollit dënon sjelljen e papërgjegjshme të grupit të shikuesve nga pjesa jugore që çoi në ndërprerjen e ndeshjes me Kosovën dhe ripërsërit parimin sipas të cilit qeveriset futbolli në Rumani, përkatësisht mosndërhyrja e politikës në sport. Gjithashtu, FRF dënon ashpër mesazhet provokuese me karakter politik, ideologjik, fetar apo fyes, të cilat janë kategorikisht të ndaluara në stadiumi. Njëkohësisht presim me interes nga organet kompetente rezultatet hetimore ligjore sipas fakteve të kryera nga shikuesit që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes me Kosovën”, shkruan në reagimin e Federatës Rumune të Futbollit pas dënimit nga UEFA.

Related Articles