Federate Ruse e Futbollit reagon pas vendimit të FIFA dhe UEFA për përjashtim, çështjen do ta dërgojë në CAS

Federate Ruse e Futbollit reagon pas vendimit të FIFA dhe UEFA për përjashtim, çështjen do ta dërgojë në CAS

FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar sot përfundimisht Rusinë nga garat e futbollit ndërkombëtar.

Federata ruse e futbollit ka reaguar këtë të hënë ndaj vendimit të marrë së bashku nga FIFA dhe UEFA për të përjashtuar kombëtaren e vendit dhe gjithashtu klubet ruse nga të gjitha garat ndërkombëtare.

“Federata Ruse e Futbollit është në mospajtim të plotë me vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për të pezulluar të gjitha ekipet ruse për një periudhë të pacaktuar. Ne besojmë se ky vendim është në kundërshtim me rregullat dhe parimet e garave ndërkombëtare dhe gjithashtu në kundërshtim me frymën sportive. Është diskriminuese dhe e dëmshme për një numër të madh sportistësh, trajnerësh, zyrtarësh dhe më e rëndësishmja për miliona tifozë, interesat e të cilëve duhet të mbrohen“, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, shtypi rus raporton se Rusia do të apelojë në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).

Related Articles