Fejzullahu: Shtrenjtimi i rrymës për të tretën herë, i domosdoshëm

Fejzullahu: Shtrenjtimi i rrymës për të tretën herë, i domosdoshëm

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se shtrenjtimi i  energjisë elektrike për 15 përqind, është “i vështirë për qytetarët, por i domosdoshëm”.

Kjo është hera e tretë me radhë që energjia shtrenjtohet, ndërkohë që shtrenjtimi për 15 përqind pritet të nis nga muaji prill.

Këtë shtrenjtim Fejzullahu e arsyetoi me shkase të rritjes së importit të energjisë.

“Krahasuar me vitin e kaluar nevoja për rritje të të hyrave të lejuara është për 15 për qind. Ka faktorë që kanë ndikuar për nevojën e rritjes së energjisë elektrike, janë çmimet e importit”, tha ai në KTV.

“Në sasi ka rekord të energjisë që kemi importuar që nga paslufta, edhe pse çmimi është më i ulët për afërsisht 10 euro krahasuar me vitin e kaluar, sasia shumë e madhe ka bërë që të jetë e nevojshme kjo rritje. Shtytësi kryesor është importi, ne kemi pasur vitin e kaluar prodhim shumë më të vogël të burimeve të ripërtërishme, për këtë arsye ka lindur nevoja për import më të madh”, ka thënë ai.

Fejzullahu ka thënë se janë të vetëdijshëm që për qytetarët është e vështirë ta pranojnë këtë rritje, por sipas tij, ajo është e domosdoshme.

Related Articles