Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.
Siç raporton A2CNN, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një 7 vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve, i mituri ka vdekur në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
