Lionel Messi u shfaq së bashku me familjen e tij në stadiumin “Parc des Princes” sot para se ta mbante konferencën për shtyp. Dhe, përpos yllit argjentinas, vëmendja e të gjithëve u fokusua edhe tek fëmijët e tij.
Në fakt, bijtë e 34 vjeçarit, Thiago, Mateo e Ciro ishin veshur me fanella të Paris Saint-Germainit. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo, e cila e shoqëronte gjashtë herë fituesin e Topit të Artë së bashku me pronarin e klubit, Nasser Al-Khelaifi dhe zyrtarë të tjerë të klubit.