Klubi turk do të mundohet ta rikthejë në Stamboll sulmuesin kosovar gjatë verës. Ndërkohë, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e ka ndërmend t’ia japë atij edhe një rast, raporton Gazeta Enigma.
Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollin turk gjatë verës që vjen. Në fakt, ish-klubi i tij Fenerbahçe po mundohet ta rikthejë sulmuesin kosovar në Stamboll, shkruan Gazeta Enigma. 27 vjeçari e kaloi një sezon dëshpërues në Lazio, në mes lëndimesh, koronavirusit dhe mungesës së ambientimit.
Edhe pse drejtori sportiv, Igli Tare e ka ndërmend t’ia japë edhe një rast, sulmuesi kosovar nuk ka vendosur ende. Aktualisht, Muriqi gjendet në Prizren pranë familjes para grumbullimit me ekipin kombëtar të Kosovës. Ai do ta shfrytëzojë këtë periudhë për të reflektuar dhe për të vendosur përfundimisht.
Spekulohet se Muriqi e ka pasur një takim me presidentin e Fenerit, Ali Koç dhe me trajnerin Emre Belozoglu. Tifozët e klubit turk mezi e presin rikthimin e Muriqit. Edhe bashkëshortja e tij e favorizon një rikthim të lojtarit në Fenerbahçe. Ndërkohë, interesim për të ka shfaqur edhe klubi tjetër turk, Besiktas. Lazio e kishte blerë Muriqin vitin e kaluar për afro 20 milionë euro./Gazeta Enigma/