Mërgim Berisha do të shitet gjatë kësaj vere nga Fenerbahçe. Mediat turke kanë bërë të ditur se klubi ka vendosur ta shesë sulmuesin pasi nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij sezonin e shkuar.
Klubi turk është në bisedime të avancuara me skuadrën nga Bundesliga, Mainz.
Gjermanët thuhet se kanë ofruar katër milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Berishës.
Berisha, i cili sezonin e kaluar luajti 22 ndeshje në Superligën turke, ka shënuar katër gola.