Sot në Kuvendin e Kosovës ka qenë një moment i tensionimit të situatës kur deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është afruar tek foltorja e Kuvendit për të marrë fjalën derisa aty ka qenë edhe shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Duke parë lëvizjen e deputetit Shala drejt foltores, aty është afruar edhe deputeti i VV-së, Salih Zyba, situatë kjo që ka nxitur reagimin e kryesueses së seancës, Saranda Bogujevci.
Lidhur me atë që ka ndodhur në Kuvend, është sqaruar Ferat Shala.
Ai ka thënë se mazhoranca ia ka mohuar marrjen e fjalës në Kuvend të Kosovës.
“Sot është shkelë rregullorja sepse u mohua fjala e deputetit. Me procedurë dhe rregullore lejohet sipas radhës që deputetët të marrin fjalën. Unë kam qenë i gjashti me radhës pas grupeve parlamentare dhe më është mohuar fjala në tërësi”, ka thënë ai në T7.