Kandidati i VV-së për deputet, Albin Kurti sot gjatë ditës ka qëndruar në Istog. Ai ka vizituar pazarin në këtë qytet.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati. Ai ka thënë se Istogu nuk shitet në tezga, çaj e qumësht po, por vota nuk kemi për shitje.
”Gjuetari i mizave ja paska nisë në pazar!Istogu nuk shitet në tezga, çaj e qumësht po, por vota nuk kemi për shitje.Qytetari i Istogut i ka me të besueme, e atë besim ia ka besatuar Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikut”, ka shkruar Ferati.
Kjo tokë ka trashëguar brez pas brezi vlerat e nderit dhe të besës siç thotë një fjalë e urtë: “Burri i mirë nuk shet shtëpinë, as besën e qytetari i Istogut nuk e shet as votën”, ka shtuar Ferati