Ferati i LDK-së premton subvencion prej 500 eurosh për nënat vetëushqyese në Istog

Ferati i LDK-së premton subvencion prej 500 eurosh për nënat vetëushqyese në Istog

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka premtuar mbështetje për nënat vetushqyese në rast se fiton, raporton Gazeta Enigma.

Ferati ka njoftuar se, nëse zgjidhet kryetar, do të implementojë një program subvencionimi në vlerë prej 500 eurosh për çdo nënë vetëushqyese.

“Subvencion prej 500€ për nënat vetëushqyese, përkrahje sociale dhe barazi për të gjithë. Rrugëtimi ynë vazhdon me përkujdesje!”, ka shkruar Ferati.

Related Articles