Njëri nga basketbollistët më të dalluar të Kosovës ndër vite është Ferit Zekolli. Ai për 20 vjet karrierë ka luajtur në Kosovë, Kroaci dhe Serbi.
Zekolli ka luajtur për Trepçën dhe Universitetin e Prishtinës, duke lënë gjurmë në basketbollin e Kosovës, të Ballkanit, por edhe më gjerë.
Ai luajti me plotë sukses në ish-Ligën e Jugosllavisë.
Zekolli në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së kujtohen kohën kur ka luajtur.
“Kam luajtur me Prishtinën në Ligën e Dytë të ish-Jugosllvasië. Ka qenë ndër ligat më të forta në Evropë dhe Botë. Ishte nder dhe kënaqësi të luaja në atë ligë. E kam arritur vetëm me punë. Kam stërvitur të paktën pesë orë në ditë. Kam qenë ndër qendrat më efikase në Evropë”.
“Isha basketbollisti më i mirë shqiptar. Kushtet kanë qenë më të vështira se në kohët e sotme”, është shprehur Zekolli.
Ai ka një mesazh për lojtarët e rinj.
“Lojtarët e rinj duhet të punojnë shumë për të arritur sukses. Duhet të punojnë dhe të mos ndalen”.
“Tashmë i kanë kushtet shumë të mira. Mund të luajnë garat evropiane dhe një ditë të luajnë për Kosovën A. Duhet vullnet dhe punë. Duhet të stërvitim shumë në gjuajtje. Kjo është arma më e fortë në basketboll. Është çelësi i suksesit në basketboll”, ka shtuar Zekolli, i cili tashmë është nënkryetar i Klubit të Prishtinës.
Zekolli me mesazh për basketbollistët e Kosovës dhe lojtarët e rinj Njëri nga basketbollistët më të dalluar të Kosovës…Posted by Kosovo Basketball Federation on E shtunë, 20 nëntor 2021
Ai ka folur edhe për ndeshjet e Kosovës A.
“Basketbollistët kanë bërë paraqitje të mira, por pak ju ka munguar edhe fati, dhe detajet kanë vendosur disa ndeshje, sepse çdo ekip ka ngritje dhe rënie”.
Kosova në muajin nëntor do të përballet me Norvegjinë dhe Danimarkën.
“Ne kemi traditë në basketboll dhe jam optimist për këto dy ndeshje, që mund të shënojmë fitore. Tradita është një aspekt i rëndësishëm dhe besoj se mund të fitojmë. Unë ju uroj fat dhe suksese djemve të Kosovës”, shtoi tutje legjenda e basketbollit të Kosovës.
Mesazhi i tij për basketbollistët e Kosovës është i qartë. “Ata duhet të japin maksimumin në parket, sepse kjo mundësi nuk ju vjen më. Ata e dinë për ndeshjet që do t’i zhvillojnë dhe kanë kohë të përgatiten sa më shumë.
Nuk ka ndjenjë më të mirë se të luash për shtetin tënd. Besoj se do të japin maksimumin dhe do të arrijmë rezultate pozitive në këto dy ndeshje”, u shpreh ndër të tjera Ferit Zekolli, që ka dhënë shumë kontribut në basketbollin e Kosovës.
Ai shpreson klubet do të punojnë më shumë dhe do të nxjerrin talente, sepse tani janë kushtet më të mira tani