Ferit Keta është shpallur kampion bote në kikboks. Në kalanë e Bashtovës, Rrogozhinë u zhvillua dueli ku sportisti shqiptar përballë kishte holandezin Guillermo Blokland.
Ferit Keta zhvilloi një përballje shumë të mirë, duke e mbyllur sfidën që në raundin e 3 me 5 raunde që kishte sfida.
Keta mundi të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me rrëzim në tapet holandezin Blokland, duke regjistruar suksesin e 15-të radhazi në ring e duke qëndruar i pamposhtur.