Në mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.
Policia njofton se pas veprimeve të nevojshme kanë shkuar tek vendi i ngjarjes dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin që ka shtënë me armë.
“Në lidhje me ketë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma me tetë (8) fishek i janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me inicialet E.B i moshës 30 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.