Një burrë 42-vjeçar me inicialet B.M., është arrestuar në fshatin Greme të Ferizajt, pasi i njëjti dyshohet se vazhdimisht i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike bashkëshortes së tij me inicialet F.S., 31-vjeçare.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orët e hershme të mëngjesit – 00:05, pasi policia pranoi një informacion se në fshatin Greme është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.