Ferizaj: Burri 32-vjeçar dyshohet për dhunimin e një vajze 12-vjeçare, Policia në ndjekje të tij

Ferizaj: Burri 32-vjeçar dyshohet për dhunimin e një vajze 12-vjeçare, Policia në ndjekje të tij

Për një rast dhunimi që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një gruaje, e cila ka raportuar në Polici se vajza e saj 12-vjeçare është keqpërdorur seksualisht nga një person.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi vajza ishte larguar nga shtëpia dhe dyshohet se kishte qëndruar në një banesë, ku i dyshuari 31-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Përballë kësaj situate, pasi nëna e viktimës e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, vendosi të kërkojë ndihmë, duke e raportuar rastin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer në detaje për gjithë ngjarjen e trishtë që i kishte treguar e bija.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit, i cili nuk është gjetur përkundër kërkimeve.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Related Articles