Ferizaj është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat kanë objektiva të kundërta, me Ferizajn që kërkon mbijetesën dhe Gjilani synon daljen në Evropë.
Të dyja skuadrat kanë formë të mirë, me Ferizajn që ka katër pikë në dy sfidat e fundit dhe Gjilani që ka marrë dy fitore.
Fitorja është opsion i vetëm si për ‘Ujqit’ ashtu edhe për ‘Skifterat’ për t’iu afruar objektivave që kanë.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Mckenzie-Lyn, Sadriu, Neziri, Iljazi, El-Hajdi, Berisha, Ramusa, A. Shabani, K.Shabani, Silva-Richards, Oguns.
Gjilani: Kolaj, Ar. Thaqi, Krivanjeva, As. Thaqi, Morina, Bilali, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Bilalli, Jarovic.
