Ferizaj dhe Llapi duan vetëm fitore, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Llapi duan vetëm fitore, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Llapi do të përballen në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj në kuadër të xhiros së 24-të.

Dy skuadrat bardhekaltër po luftojnë për t’iu shmangur rënies, por në rast fitoreje mund të shpresojnë edhe për gara evropiane.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët vijnë në këtë takim prej fitoreve në ndeshjen e fundit dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

‘Ujqit’ kërkojnë tre pikët e radhës në mënyrë që të shtojnë edhe më shumë epërsinë ndaj Llapit.

Në anën tjetër skuadra e Tahir Batatinës udhëton për të vetmin qëllim, të largohet me tre pikë nga Ferizaj.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli, Shabani, Musolin, Nafiu, Jusufi, E. Sadriu, Abdul.

Llapi: Coric, Emini, Rama, Vokrri, Blakcori, Useini, Ramadani, Musolli, Tahiri, Baftiu, Veliu.

Related Articles