Skuadra e Ferizajt është forcuar në mbrojtje, pasi të enjten ka prezantuar Borel Moukokon.
Në njoftimin e klubit, thuhet se Moukoko i bashkohet ekipit pas përvojave që i ka pasur në futbollin gjerman.
Moukoko luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ferizaj bën të ditur se Moukoko është nga Kameruni, por ka nënshtetësi gjermane.