Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Ferizaj një grua shtetase e Bosnjës.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur në njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.
“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër shtetase e Bosnjës. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.