Ferizaj, grabitje e armatosur, arrestohen tre të dyshuar

Ferizaj, grabitje e armatosur, arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, saktësisht në një pikë karburanti në fshatin Bibaj, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas policisë, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve të ftohta (thikë), kishin grabitur arkën e kësaj pike karburanti dhe para në vlerë rreth 400 eurove duke ikur në drejtim të panjohur.

“Pas një punë intensive të hetuesve rajonal, grumbullimit të disa informacione në terren, shikimit të kamerave të sigurisë në disa lokacione, dje me datën 14.02.2022 rreth orës 16:00 kanë identifikuar dhe gjetur fillimisht automjetin e udhëtareve me targa vendore me të cilin kanë lëvizur të dyshuarit (është konfiskuar si provë materiale) dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar për grabitjen”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga policia.

Tre personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“GRABITJE Fsh. Bibaj, Ferizaj, 13.02.2022-01:58. Lidhur me rastin me datë 14.02.2022 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles