Një burrë ka raportuar në polici, se përderisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, një person i maskuar i ka grabitur 1000 mijë euro.
I njëjti ka thënë se i dyshuari ka qenë i maskuar dhe me armë, derisa është larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 03.09.2022-01:02. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 1000€ dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.