Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, Dukagjini deklason Drenicën

Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, Dukagjini deklason Drenicën

Edhe dy ndeshje të tjera kanë përfunduar në Superligën e Kosovës.

Fitore tejet të rëndësishme sot arriti edhe Ferizaj që e mposhti 1:0 rivalin direkt për mbijetesë, Trepçën’89.

Ishte Albin Krasniqi që shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 54′.

Fitore të lehtë realizoi sot Dukagjini, që në udhëtim e mposhti Drenicën 4:1 që edhe matematikisht i ka humbur shpresat për mbijetesë.

Marclei Santos shënoi dy herë dhe Merlaku e Elezaj nga një për mysafirët.

Golin e nderit për vendasit e realizoi Gentian Imeri.

Më fitoren sot Ferizaj pozicionohet në vendin e tetë me 38 pikë, kurse Trepça në të nëntin me 37.

Kurse Dukagjini ndodhen në vendin e katërt me 47 pikë, teksa Drenica në të 10-tin me 23 pikë.

Related Articles