Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e lojës ishte tejet e vakët në aspektin e rasteve të shënimit, me të dy skuadrat që po luanin me kujdes duke mos lejuar hapësira në mbrojtje.
I njëjti ritëm pothuajse e përcolli edhe pjesën e dytë të takimit, ndonëse Ferizaj ia doli të gjejë rrjetën me rastin më ideal që kishin.
Autor i golit të fitores për ferizajasit ishte sulmuesi Abdeen Abdul, i cili në minutën e 49-të realizoi për rezultatin 1-0.
Ky gol në fund doli të ishte i fitores, pasi deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit të besuarit e Arsim Abazit ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar.
Me këtë fitore Ferizaj shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Feronikeli ’74 me 14 sosh mbetet e fundit në renditje.