Klubi Futbollistik “Ferizaj” e ka nisur misionin e përforcimeve, teksa ka arritur marrëveshje me mbrojtësin maqedonas Jasmin Mecinovic, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit ferizajas, teksa i është uruar mirëseardhje mbrojtësit 32 vjeçar.
Mecinovic ka qenë pjesë e shumë klubeve në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë saj, ndërkohë që në Kosovë do jetë hera e parë që do të luaj.
Ky është edhe njoftimi i FC Ferizajt:
Kujtojmë që Ferizaj synon të mbijetoj këtë edicion në Superligë, ani pse ndodhet në pozitën e fundit të renditjes tabelare.